Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska shpreson për një fund demokratik të krizës politike në Maqedoni, para bisedimeve me presidentin maqedonas Gjorge Ivanov. “Eksperienca e Ivanov do të ndihmojë në zhvillimin kushtetues dhe demokratik të situatës së brendshme”, tha Putin, si pritës i parë i presidentit Ivanov pas dhënies së mandatit të qeverisë për aleancën e social-demokratëve dhe partive etnike shqiptare.

Kombi i vogël ballkanik është në krizë politike prej vitit 2015, pas skandalit të përgjimeve të qeverisë së Nikola Gruevskit.