Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi sot në Ankara se vendi i tij do të përshpejtojë lëvrimin e sistemeve ruse për mbrojtjen anti-ajrore S-400 të komanduar nga Turqia.
“Ne kemi diskutuar realizimin e kontratës për livrimin e sistemeve S-400 dhe kemi vendosur për përshpejtimin e livrimit të këtyre sistemeve të mbrojtjes”, deklaroi presidenti rus në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan mbështeti vendimin e vendit të tij për të blerë këto raketa, një vendim që ka ngjallur kritika të shumta mes aleatëve të Turqisë brenda NATO-s për shkak të mospërputhjes së saj me sistemet mbrojtëse të Aleancës.
“Për sa i përket sistemeve S-400, ky është një vendim që i përket Turqisë. Ne kemi arritur një marrëveshje për S-400 dhe e kemi mbyllur këtë dosje, është një çështje e përfunduar”, theksoi Erdogan.
Erdogan kishte njoftuar në shtator se Moska dhe Ankaraja kishin nënshkruar një kontratë për blerjen e këtyre sistemeve të mbrojtjes anti-ajrore dhe një këshilltar i presidentit Putin kishte theksuar në muajin dhjetor se marrëveshja ishte finalizuar.