Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe homolohu i tij rus, Vladimir Putin, do të takohen në Sochi më 13 nëntor, ka njoftuar Kremlini.

Shërbimi për shtyp i Putinit ka thënë se gjatë takimit me Ergodanin pritet të diskutohen çeshtje rajonale dhe nërkombëtare, përfshirë “luftën e përbashkët kundër terrorizmit” dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Ata pritet të diskutojnë edhe rritjen e tregtisë bilaterale në të ardhmen dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

Rusia i ka dhënë mbështetje ushtarake dhe diplomatike presidentit sirian, Bashar al- Assad, përgjatë luftës në Siri.

Ndërsa në këtë luftë Turqia ka mbështetur rebelët kundër Assad-it.