Rreth 20 mijë maturantë pas festave të fundvitit do të duhet të kalojnë testimin ekstern, ndërsa mbrëmë rreth gjysëm milion pyetje janë shpallur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendër për provim shtetëror.

Prej 23 deri 27 janar do të caktohen lëndët, ndërsa nxënësit do të njoftohen tre ditë para se në cilën lëndë do të tejstojnë njohuritë e tyre.

Të gjitha pyetjet janë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, ndrësa për lëndët që janë ndjekur një orë në javë ka nga 50 pyetje, për ato që janë ndjekur dy orë në javë ka nga 100 pyetje.

Nga Ministria njoftua se nxënësit dhe prindërit duhet të kontrollojnë pyetjet dhe të paraqesin gabimet eventuale, njofton Telegrafi, percjell fol.mk