Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se qarkullimi në rrugën drejt Kodrës së Diellit, mund të bëhet vetëm me pajisje dimërore – zinxhirët, transmeton TV21.

“Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, për shkak të reshjeve të borës është i obliguar mbajtja e pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve”, njoftojnë nga LAM.