Këshilltari i BDI-së në komunën e Tetovës dhe më i zëshmi deri tani, sot nuk ka marrë pjesë në seancën e radhës ku u zgjodh kryesuesi i këshillit nga radhët e PDSH-së.

Siç mësohet, Qefali Havziu ka qenë kundër Adnan Bilallit të PDSH-së për të qenë kryesus këshilli, adnaj edhe ka bojkotuar seancën e këshillit. Ai në një status në Facebook ka dhënë sinjale se mund edhe të largohet nga BDI-ja.

“Çdo gjë ka fillim dhe mbarim, koha vjen kur njeriu ndahet nga familja, e jo më nga partia” ka shkruar këshilltari i BDI-së në komunën e Tetovës, Qefali Havziu./Lajmpress