Nga Qenan Aliu

Pavarësisht përkthimeve.qeveria e RMV nuk ka kryeministër por KRYETAR TË QEVERISË.Pra qeverinë e përbëjnë kryetari dhe ministrat .

Ky është emërtimi kushtetues dhe ligjor,që dallon nga koncepti “kryeministër” ose “ministër i parë”, si në disa vende dhe sisteme të tjera kushtetuese-juridike në botë.

Edhe ushtrimi i detyrës së Kryetarit të qeverisë nga ndonjë shqiptar në MV është e mundur madje ka qenë dhe është e arritshme. Kjo as që ka qenë e as që është e kufizuar me kushtetutë apo ligj. Por çështja është se ky funksion i të parit të egzekutivit arihet sipas marrëveshjes së një shumice përkatëse në kuvend. Në shtetet multietnike ku këto gjëra nuk janë të normuara me kushtetutë dhe ligj, ky post i lart i pushtetit shtetëror zakonisht i atribuohet apo e ,,gllabërojnë,, partia politike apo koalicioni që numëron më shumë mandate në kuvend. Ka praktika parlamentare, kur në kuvend nuk kanë mundë të sigurojnë shumicën e votave për zgjedhje të qeverisë,si rezultat i kompromiseve politike në postin e kryetarit të egzekutivit është nominuar përfaqësues i ndonjë subjekti politik që është bërë pjesë i koalicionit qeverisës.

Pra pa normimin në kushtetutën e vendit, ushtrimi i njërit nga tre funksionet më të larta të pushetit shtetëror, do të varet ekskluzivisht nga vullneti politik për arritjen e marrëveshjeve qeverisëse nga parti apo koalicioni që ka fituar numër më të madh të mandateve , apo të subjektit politik/ koalicionit të dytë për nga numri i mandateve të fituaram gjithnjë me synim për ta krijuar shumicën e numrave në kuvend.

Sa do të zgjatnin dhe se si do të qeverisnin qeveritë (kur këto nuk janë të normuara në kushtetutë) me kombinatorika të tilla është çështje tjetër.

Dhe kur jemi te kjo temë aktuale të etabluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, po nënvizojmë disa momente për të cilat propozuesi duhet tju jep sqarim opinionit e në veçanti shqiptarëve ;

– Si IDE është e moçme, mbase edhe vet propozuesi këtë e ka pranuar,

– A është KOHA apo ka ikur koha tani për tani ?

– Bdi-ja nuk ka argumente bindëse se tani është MOMENTUMI poltik, sepse, nëse nuk e dijnë, jua vë në dije se momentumi është FUQIA E MOMENTIT politik,

– Qeveria është njëri nga organet e pushtetit shtetëror dhe sipas konceptit juridiko -politik qeveria është organ KOLEKTIV. Pra Bdi duhet tju vë në dijeni shqiptarëve se ; qeveria është organ kolektiv, finksionon në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, vendimet i sjellë me shumicë votash nga pëefaqësuesit e kabinetit dhe si organ e zgjedhë, i shfaq mosbesim dhe e shkarkon kuvendi. Dhe kur jemi këtu i sugjerojë Bdi që tu sqaroj shqiptarëve.

– Cilët janë kompetencat e kryetarit të qeverisë sipas kushtetutës dhe Ligjit për punën e qeverisë. Pra përveç autoritetit, çfarë vendimi mund të sjellë vet kryetari i qeverisë, për veç se e përfaqëson qeverinë si subjekt juridik, dhe mundësisë për të bërë truke e mahinacione kur të jetë i cënuar tabori i partisë së tijë ashtu siç p.sh veproi një herë ish-kryetari i kuvendit si i pari midis të barabartëve.

Ju lutemi jo më kot kanë thënë- veprimet apo idetë vlerësohen së pari për nga qëllimi dhe motivi. E qëllimi dhe motivi është ashiqare jo vetëm i lexuar por edhe i kuptuar në plotëni nga shqiptarët.

(q/a)