Në seancën e 65-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që qendrat tregtare të punojnë deri në ora 22:00.

“Qeveria e RMV-së në seancën e 65-të miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Protokollit për punën e rregullt në qendrat tregtare, ashtu që orari i punës në këta objekte është përcaktuar në periudhën prej 10:00 deri në ora 22:00, ashtu që e Diela mbetet ditë jo-pune”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria miratoi gjithashtu Protokoll për funksionimin e auto-kampeve në atë mënyrë që e parandalon përhapjen e koronavirusit.