Aleanca për Shqiptarët i ndjek me vëmendje të veçantë bisedimet mes BDI-së dhe VMRO-së, me këtë rast rikujtojmë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike, jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë.
I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare.
Nuk mund të ketë perspektivë euro-atlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, pa barazinë e plotë dhe frymimin binacional të shtetit, pa sundimin e së drejtës, pa implementimin e raportit të Pribesë, pa zbardhjen e rasteve të montuara politike dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që inskenuan ato.