Gjatë fundjavës është shënuar ulje e numrit të pacientëve të pranuar nëpër spitale dhe i të infektuarve të rinj. Ai nënvizoi se dita e nesërme do të tregojë nëse trendi i uljes do të vazhdojë, gjë që sipas tij, është shumë e rëndësishme lidhur me atë se si do të veprohet në pjesën e rekomandimit të masave preventive dhe planifikimit të kapaciteteve spitalore.

“Numri i të diagnostikuarve sot është rreth 300, por ajo me siguri ishte e pritshme pasi të dielën gjithmonë kemi më pak teste të bëra. Kështu që dita e nesërme do të tregojë nëse ai trend i uljes së të diagnostikuarve të rinj që ishte gjatë javës së kaluar do të vazhdojë, diçka që është shumë me rëndësi edhe lidhur me atë se si do të veprojmë në pjesën e rekomandimit për masat e mëtejshme preventive ashtu edhe në pjesën e planifikimit të kapaciteteve spitalore…”

Filipçe njoftoi se në mbledhjen koordinative të shtabit të krizës është miratuar vendimi që të bëhen ndryshime në ligjin për mbrojtje shëndetësore. Propozim ndryshimi nesër dorëzohet në qeveri.

“E para se u sjell vendim që të bëhen ndryshime në ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat spitaleve private u kufizohet lartësia e pagesave të mjeteve financiare gjatë kohës së gjendjes së krizës ose gjendjes së jashtëzakonshme që ka të bëjë konkretisht me shërimin për pacientët me Covid. E dëgjuam apelin e qytetarëve, është krizë dhe kemi nevojë për përdorimin e atyre kapaciteteve spitalore dhe në atë drejtim”.

Filipçe shtoi më tej se situata epidemiologjike përcillet nga afër, numrat analizohen edhe në nivel ditor edhe në nivel javor dhe vendimet merren konform trendeve të infektimeve.

Klan Macedonia