Në komunat e Qytetit të Shkupit, në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë, Qeveria në pajtim me Planin për ajër të pastër do të fillojë me ndarjen e mjeteve për zëvendësim të plotë të stufave me dru, me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë, kumtoi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.

Ai informoi se qytetarët në zonat ku ndotja është enorme, do të përdorim në pajtim me Ligjin, mundësi 100 për qind të marrin mbështetje nga Qeveria në këmbim të stufave me dru me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë.

“Do të doja të përmend, shpenzimet e përgjithshme vjetore për ngrohje, të themi në sipërfaqe prej 60 metrave katrorë, me kondicioner invertor kushton 11.734 denarë, nëse përdorni dru – kjo do të kushtonte 18.586, apo nëse përdorni naftë për amvisëri madje 43.038 denarë”, tha zëvendësministri.

Përveç kësaj, Makraduli tha se krahas ngrohjes në periudhën e dimrit, kondicionerët invertorë gjatë muajve të verës, si vlerë plotësuese, do t’i freskojnë hapësirat ku janë instaluar.

Në pyetjen se si do të implementohet masa, zëvendësministri tha se prioritet do të kenë zonat me emisione më të larta në ajër dhe konsumatorët e kategorisë së ndjeshme.

Sa i përket vlerës së çmimit, ai tha se vendimi për vlerën e mjeteve do ta sjellin institucionet në kuadër të kompanisë ELEM, ndërkaq ajo sipas tij do të jetë relativisht shpejtë.

I pyetur se si do të bëhet kontrolli dhe nëse do të pasojë sanksion nëse qytetarët nuk i respektojnë rregullat dhe vazhdojnë të ngrohen me dru, Makraduli potencoi se do të ketë masa ndëshkuese dhe kontrolle.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, në pajtim me Planin për ajër të pastër, sistemi për ngrohje në spitalin në Strumicë me naftë do të zëvendësohet me gaz.

“Për 16 komuna do të mbështeten projekte për efikasitet energjetik, në tetë komuna përfshirë edhe Qytetin e Shkupit janë përcaktuar mjete për sipërfaqe të reja me gjelbërim urban, janë siguruar mjete si amandament i opozitës për pastrues në 34 shkolla dhe janë siguruar 30 filtra për kompanitë të cilat janë të vogla për nga vëllimi në Rajonin e Pollogut”, theksoi Makraduli.