Agjencia për punësim ndan 4 mijë euro të pakthyeshme personave të papunë, të cilët do të nisin biznes personal. Me këtë masë parashikohet të punësohen 1.050 persona dhe të happen rreth 1 mijë ndërmarje të vogla, transmeton FOL.

Të gjithë të papunët të cilët paraqiten në agjencinë për punësim dhjetë ditët në vijim do të mund të aplikojnë në 30 qendrat për punësim për marrjen e granteve.