Qeveria sot në mbledhje e miratoi Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2023.

“Me propozim të Ministrisë së Financave, për shkak të ruajtjes së afateve ligjore, Qeveria e miratoi sot Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2023, si instrument kyç për planifikimin afatmesëm buxhetor që është në pajtim me qëllimet afatmesme fiskale dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së RMV-së dhe mundëson ndjekjen e dinamikës së të ardhurave dhe shpenzimeve në raport me qëllimet fiskale”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.