Monstra, Sopoti, Brodeci dhe Kumanova mund të mos hapen fare pasi mandati i Prokurorisë Speciale po skadon, ndërsa është e paqartë se a do të formohet shpejtë një Qeveri stabile e cila do t’ia vazhdonte jetëgjatësinë, raporton SHENJA.

Sipas ish deputetit Mersim Pollozhani, nëse Nikolla Gruevski arrin të formojë Qeveri, specialja është e rrezikuar seriozisht dhe kështu edhe shqiptarët e burgosur si pasojë e montimeve politike. Pollozhani rikujton se patjetër duhet të votohet edhe ligji për dëshmitarët e mbrojtur për çka duhen dy të tretat e votave në Parlament.

 “Tani këto 20 ditët e ardhshme ne do të kemi një amulli, një pasiguri, një situatë në pritje dhe me pak shanse për zgjidhje. E kam fjalën për Prokurorinë Speciale të cilës për dy, tre muaj do si skadojë mandati dhe të cilës duhet ti vazhdohet mandati edhe për ndonjë vjet. Poashtu është edhe ligji për dëshmitarët e mbrojtur i cili ka të bëjë me raste më delikate si Sopoti, Brodeci, Lagja e Trimave i cili nuk mund të miratohet pa shumicën e dy të tretave të deputetëve në Parlament“, ka deklaruar Mersim Pollozhani, ish deputet.

Pollozhani beson se nëse partitë nuk tregohen të gatshme për ta shtyrë përpara specialen, do të ketë intervenim nga faktori ndërkombëtar i cili është më së shumti i interesuar që ky trup të vazhdojë punën e tij.

Profesori Temellko Risteski vlerëson se Speciales duhet ti vazhdohet mandati paravësisht rrethanave dhe së bashku me të të votohen edhe ligjet për të cilat ajo ka nevojë. Ai beson se një gjykatë ose repart special është i domosdoshëm për një punë profesinale të Prokurorisë.

“Nëse pushteti ekzekutiv shkon në dorë të VMRO DPMNE-së sigurisht që Prokuroria Speciale do të ketë obstruksione. Nëse Specialja nuk ka përkrahje nga Qeveria atëherë nuk mund të funksionojë. Nëse LSDM-ja e formon Qeverinë do kemi një Qeveri e cila ka qasje pozitive ndaj Prokurorisë Speciale dhe kështu Specialja dhe gjykatat do të jenë më të relaksuar. (03:41)për tu eliminuar obstruksionet duhet të formohet një repart ose Gjykatë Speciale”, ka thënë Temellko Risteski, profesor universitar.

Risteski ngren shqetësimin për ligjet të cilat duhet të votohen me dy të tretën e votave në Parlament pasi një gjë e tillë është shumë e vështirë të arrihet.

Mandati i Speciales deri kur mund të ngrejë aktakuza skadon më 15 mars. Për një vit, ajo ka hapur 9 lëndë dhe ka ngritur padi kundër qindra zyrtarëve por ka arratitur të formojë vetëm 2 aktakuza si pasojë e obstruksioneve të ndryshme nga gjykata dhe institucionet e tjera që refuzonin bashkëpunimin. Deri tani të gjithë partitë shqiptare janë deklaruar pro vazhdimit të mandatit ndërsa VMRO DPMNE-ja është partia e vetme e cila është shprehur kundër. Ideja për formimin e një reparti special në gjykatën penale ose një gjykatë e veçantë speciale  ende ngelin në lojë.  Prokuroria Speciale për momentin nuk dëshiron të komentojë fare lidhur me proceset politike. Nga ky trup për televizionin Shenja thanë se do të komentojnë kur të vijë koha.