Në seancën e stome të Qeverisë është shqyrtuar edhe informacioni fillestar në lidhje me efektet e stuhisë në rajonin e Tetovës për shkak të daljes nga shtrati i lumit në Poroj, ku qeveria ka ngarkuar ministritë më të rëndësishme që në mënyrë sa më të shpejt të krijohet një komision i cili do të shkojë në teren për të vërtetuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e djeshme në rajonin e fshatit Poroj në Tetovë.

Në të njëjtën kohë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Mjedisit i është dhënë një detyrë që të përgatisin një informacion të detajuar në lidhje me situatën në terren rreth lumit në Poroj, që një herë e përgjithmonë dhe të përhershme të zgjidhet problemi për banorët e kësaj zone.