Zëdhëndësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot ka mohuar mundësinë për përfshirjen e Gjermanisë në zgjedhjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev m kancelaren gjermane, Angela Merkel.

‘’Gjermani nuk është e përfshirë. Negociatat po udhëhiqen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic. Është takim dypalësh, ku do të diskutohen më shumë çështjet ekonomike,’’ ka thënë Boshnjakovski.

Mbrëm kancelarja Angela Merkel, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, kurse të premten do të takohet në Bruksel.

Sipas Boshnjakovskit fakti që negociata po zhvillohen, krijon opzimizëm për zgjedhjen e çështjes.