Qeveria mbrëmë në seancën e saj të 24-të me radhë ka ndarë mjete për realizimin e disa projekteve kapitale e në mesin e tyre ka ndarë mjete edhe për rekonstruktimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, në Komunën e Tetovës.

Për realizimin e këtij bulevardi janë ndarë 29.500.000,00 denarë, njoftojnë nga Qeveria.

Me hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” parashikohet të eliminohet dendja dhe rrëmuja e komunikacionit në Tetovë. Ndërkohë që ky projekt disa herë ishte premtuar nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Nga Qeveria kanë informuar se gjithashtu janë ndarë gjithsej 120.6 milion denarë për projekte kapitale në komuna.