Edhe pse kryeministri dhe funksionarët tjerë vazhdimisht flasin për transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, kur mediat do të kërkojnë përgjigje për shumat e shpenzuara për shumat nëpër udhëtime zyrtare ose raste të tjera, nga Qeveria heshtin.

Rasti i fundit, kur Qeveria zvarrit publikimin e detajeve të shpenzimeve është për pjesëmarrjen në Panairin e Verës në Beograd i cili u organizua në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Për organizimin e aktiviteteve në këtë panair, Qeveria jonë lidhi kontratë në vlerë prej rreth 400 mijë euro me kompaninë “Rejting”, për të organizuar ngjarjet si dhe një “Mbrëmje Maqedonase” në Beograd. Por edhe pse këmbëngulim tre javë të tëra për të marrë informatat, nga Qeveria ende nuk japin raport të detajuar se për çfarë konkretisht janë shpenzuar ato 400 mijë euro. Ekspertët vlerësojnë se transparenca dhe llogaridhënia tek ne është vetëm deklarative por jo edhe praktikë. Komunikologia Magdalena Mihajllovska, thotë se institucionet heshtin atëherë kur duhet të fshehin diçka.

“Nëse një institucion është me integritet është transparent dhe nuk ka nga çka të frikohet që të shpjegojë mënyrën si punon dhe për çka i harxhon paratë publike, pasi ne qytetarët përmes tatimeve dhe pagesave tjera i financojmë institucionet dhe sistemit… Sjellja e këtillë lind dyshime se pas saj fshihet diçka tjetër dhe ne patjetër duhet të konstatojmë se në këtë pjesë patjetër duhet të përmirësohemi sepse publikimi i tregimeve të tilla, kërkimi i informatave nga mediat, ka për qellim ti përmirësojë ata performanca e jo asgjë pas saj mos ndodhë e të vazhdojë praktika e njëjtë, atëherë asgjë s’kemi bërë”, tha Magdalena Mihajllovska, eksperte.

Viktor Mitevski nga Shoqata për hulumtime dhe analiza, thotë se në vend duhet të ngritët vetëdija e qytetarëve për të kërkuar transparencë, si dhe e përgjegjësisë se institucioneve dhe bartësve të tyre që nuk janë transparentë.

“Transparenca vetë vetiu nuk e arrin rezultatin pa shoqëri të edukuar financiarisht dhe institucione të azhurnuara. Ne mund të kemi sistem transparent i cili në një periudhë mund të njoftoj për mënyrën e shpenzimeve, për të gjitha informatat relevante në opinion, nëse nuk kemi opinion që mund ti kuptojë këto informata që shpërndahen dhe institucione të cilat mund të veprojnë nëse zbulohet keqpërdorim konkret atëherë transparenca vetë vetiu nuk e jep rezultatin e dëshiruar”, shtoi Viktor Mitevski, Shoqata për hulumtime dhe analiza.

Ekspertët shtojnë se derisa institucionet nuk japin llogari para qytetarëve për keqpërdorimin e parave publike, niveli i transparencës në vend do të vazhdojë të stagnoj ose të ulet./Alsat.mk