Propozimi i Lëvizjes BESA për Qeveri teknike në këtë moment historik për shqiptarët paraqet një dyshim për tu analizuar.

Të refuzosh takime të përbashkëta te liderëve shqiptar për të kushtëzuar palën Maqedonase poashtu duket e papranueshme. Propozimin për Qeveri teknike, Lëvizja BESA e sheh vetëm si taktikë politike, sipas saj për të përfituar në zgjedhjet lokale ndonjë Komunë, dhe gjithashtu e sheh edhe si mekanizëm për ta ndihmuar VMRO-në dhe Nikolla Gruevskin për të mbijetuar politikisht.

Në qoftëse do të bëhej Qeveri teknike dhe do të merrnin pjesë dy subjektet politike VMRO dhe LSDM, do të bëhej shansi historik i shqiptarëve për të kushtëzuar në formimin e qeverisë së ardhshme. Me Qeveri teknike, do të pamundësohej edhe ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, do te vihej në pikëpyetje edhe roli i Prokurorisë Speciale, poashtu edhe cështja e buxhetit diskriminues do të vazhdonte të jetë i njejtë për shqiptarët.

Me Qeveri teknike, të akuzuarit e Prokurorisë Speciale, Nikolla Gruevski dhe shumë funksionar të tjerë do mundohen të amnestohen politikisht ose do ta përdornin pushtetin për tu mbrojtur politikisht.

Me një fjalë Qeveria teknike në këto momente i konvenon vetëm BESËS dhe VMRO-së, andaj ky propozim mund të jetë i koordinuar politikisht, aq më shumë kur Lëvizja BESA disponon me miliona eurosh në llogaritë e saja bankare, mjete financiare të dyshimta, të cilat sipas gjitha gjasave janë lejuar nga pushteti dhe Gruevski për të depërtuar në Maqedoni në formë jolegale./fol.mk/

©fol.mk