Zgjedhjet 2016 si asnjëherë më parë kanë balancuar forcat politike në Maqedoni. Në kampin maqedonas situata është e pothuajse e balancuar 51-49 mes pozitës dhe opozitës, ndërsa në kampin shqiptar është e barazuar krejtësisht 10-10 pozitë-opozitë. Ky balanc “perfekt” në mandate, shqiptarëve ju jep shans historik që të kushtëzojnë palën maqedonase me kërkesa maksimaliste. Por ndodh diçka e çuditshme, një parti opozitare, “Lëvizja BESA”, nuk iu bashkangjit idesë së kushtëzimit të partive maqedonase por propozon një opsion që NUK KUSHTËZON maqedonasit. Njashtu, ky opsion favorizon edhe VMRO-DPMNE-në duke iu ofruar mundësi qevetisjeje në Qeveri Teknike. Sipas kësaj, i bie që Lëvizja Besa është e interesuar që të bashkëqeveris pa kushte në një qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në dhe BDI-në.
Këtë ide e ka prezantuar Bilall Kasami, lideri i Lëvizkes BESA. Ai është i mendimit se në Maqedoni duhet të ketë qeveri teknike me VMRO, LSDM, BDI dhe të tjerët.
“Prandaj, pas gjithë këtyre kombinatorikave dhe dështimeve me të cilat u ballafaqua Maqedonia dhe qytetarët e saj, vlerësoj se do të duhet të rishqyrtohet seriozisht oferta e Lëvizjes BESA që pas këtyre zgjedhjeve të dalë një Qeveri teknike, Qeveri e cila do të ketë mandat rikthimin e Maqedonisë në një normalitet, Qeveri e cila do të ketë detyra të caktuara dhe e cila do të ketë për obligim përgatitjen e vendit për zgjedhje të reja”, tha Kasami.
Dilema shtrohet se me këtë shërbim, A tenton te amnistohet krimi i VMRO-DPMNE-së përmes Qeverisë teknike? Ky shërbim, a do të kthehet në kundërshërbim duke mos u hetuar finansat e dyshimta dhe revizonimi ndaj kësaj partie shqiptare?!