Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike. Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.