Qeveria thotë qëndrimin përfundimtarë. Për pjesën më të madhe të nxënësve viti shkollor do të nisë me mësim online. Pjesëmarrja fizike në shkollë, do të lejohet vetëm për nxënësit e shkollës fillore nga klasa e parë në të tretën. Megjithatë këtë model ata e quajnë të kombinuar. Në konferencën e parë për shtyp si ministre e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, deklaroi se plani i punuar nga Qeveria i mundëson shkollave dhe komunave që varësisht nga situata me virusin dhe nëse i pranojnë protokollet për mbrojtje shëndetësore, mund të realizojnë mësim me pjesëmarrje fizike, pavarësisht moshës dhe klasës që i përkasin nxënësit.

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Si Qeveri ofrojmë model të kombinuar të mësimit. Në këtë mënyrë i japim mundësi komunave dhe shkollave të organizojnë mësim online në shkollat ku nuk janë përmbushur kushtet e parapara në protokoll për pjesmarje fizike të nxënsve në shkollë. Për realizim të suksesshëm të mësimit nga distanca, po punojnë me shpejtësi në vendosjen e platormës së vetme nacionale, të cilën do ta prezantojmë shumë shpejtë para opinionit. Mirëpo plani jep opcion për pjesmarrje fizike për nxënssit pavarsisht shkollës, moshës dhe klasës dhe pavarsisht nëse bëhet fjalë për shkollë fillore dhe të mesme, gjithkund ku hapsirat e shkollave e lejojnë këtë”.

Më tej ajo bëri me dije se Qeveria formon Komision që do e ndjek mësimin dhe jep mendim dhe propozim tek Qeveria që një shkollë e caktuar, që plotëson ose jo kushtet mund të filloj mësimin me pjesmarrje fizike, ose nëse kërkesa e tyre refuzohet.

Në anën tjetër ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, u shpreh se të detyruar nga gjendja në të cilën gjendemi, është pranuar propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për këtë model të mësimit. Duke ju referuar nxënësve të shkollave të mesme, të cilët një ditë më parë edhe protestuan kudnër mësimit online, duke thënë se kjo situatë nuk jep zgidhje, prandaj të gjithë duhet ta kuptojnë dhe respektojnë këtë vendim.

Venko Filipçe, ministër i Shëdetësisë

“Ju drejtohem atyre që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e këtij modeli , nxënësve të shkollave të mesme, të cilët i kuptoj se duan të shkojnë në shkollë dhe e respektoj këtë qëndrim. Ky model i mësimit na mbron edhe neve edhe juve edhe të afërmit tanë. Kjo situatë nuk jep zgjidhje, por patjetërsim dhe është në interes të shëndetit dhe asgjë më shumë. Kjo duhet të kuptohet dhe të respektohet nga të gjithë”.

Përndryshe, në klasë të parë këtë vit janë regjistruar 2 796 nxëëns, ndërsa në vit të parë 16 308 nxënës. Këto sipas ministres Carovska, nuk janë numra definitive, pasi ekziston edhe afati i shtatorit për regjistrimin e nxënësve.