Fejzi Hajdari, botues i gazetës Lajm në Maqedoni, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se skandalet e njëpasnjëshme me përgjigjime kanë dëshmuar për nivelin e politikës e cila po bëhet aty.

Duke komentuar përgjimin e publikuar në rrjete sociale mes Musa Xhaferit dhe Ermira Mehmetit, ai ka kritikuar ata që i kanë dalë krah Mehmetit, ndërsa ka theksuar se kjo është edhe një dëshmi tjetër e shantazhit që u bëhet politikanëve kosovar, njofton Klan Kosova.

“Nëse duhet të mbrohet, nga gjithë ky skandal, duhet të mbrohet bashkëshortja e Musa Xhaferit, dhe jo Ermira dhe Musa Xhaferi”.

“Ermira në paraqitjen e saj tha se që në janar e ka dëgjuar atë inçizim. Ermira as në Strasburg nuk e ka votuar rezoulutën për Kosovën”.

“Përfundimisht mund të them që politikanët shqiptarë në Maqedoni shantazhohen”.

“Ka raste të ndryshme të përgjimeve që flasin për Ali Ahmetin, për Musa Xhaferin, e shumë të tjerë”.

Hajdari ka dekluaruar se këto zhvillime mund të çojnë në incidente tjera të inskenuara, siç i ka quajtur ai, nga Bashkimi Demokratik për Integrim – parti e cila ka thënë se është e keqja më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Nuk ishin shqiptarët kundër kryqit, por këto janë probleme të cilat inskenohen. Unë mendoj se tani do të ketë një incident tjetër. Kam frikë që do të inskenohet një incident i tipit të Kumanovës, ose si rasti i kryqit, që ishte problem i ngritur artificialisht. Ata gjithmonë kanë dëshmuar se kjo është fusha e tyre: inskenimi i problemeve, incidenteve”.

“E keqja për shqiptarët në Maqedoni është qeveria BDI-VMRO. Me këtë listë unike në Maqedoni as Angela Merkel nuk e mposht dot VMRO-në”.

|Klankosova.tv|