Ka përfunduar afati i dorëzimit të vërejtjeve për zgjidhjen ligjore për shitjen e tokës shtetërore bujqësore. Qindra komente janë shfaqur në Regjistrin elektronik të dispozitave prej ku kërkohet tërheqja e propozim- ligjit. Nga ministria përkatëse thonë se vërejtjet do të merren parasysh, me opsion që të inkorporohen në ligjin tashmë të propozuar.

Ministria e Bujqësisë

“Ministria e Bujqësisë do t’i rishikojë të gjitha komentet e dhëna në ENER dhe do t’i përgjigjet atyre në formë të përshkruar zyrtarisht. Paralelisht, do të mbahen konsultime dhe do të organizohen takime të drejtpërdrejta me palët e interesuara për të shpjeguar përmbajtjen e ligjit dhe përfitimet e tij. Sapo t’u jepet përgjigje komenteve të dhëna në ENER, do të fillojë procedura për përcaktimin e projektligjit nga Qeveria.”

Fermerët reagojnë ashpër ndaj mënyrës se si Qeveria planifikon ta shesë tokën shtetërore, duke besuar se me versionin draft vetëm një kategori e caktuar e qytetarëve do të jetë në gjendje të blejë tokë, ndërsa në këtë grup nuk përfshihen fermerët.

“Bizneset e vogla bujqësore familjare kryesisht përdorin tokë bujqësore në pronësi të shtetit, ata nuk do të jenë në gjendje të blejnë tokën e tyre sepse nuk mund të investojnë në blerjen e tokës bujqësore. Jemi përballur me çmime të ulëta të blerjes dhe shitjen e produkteve bujqësore për vite me radhë.”

Nga nisma e Frontit Qytetar, përveç vërejtjeve të paraqitura në ENER i dërguan kërkesë Qeverisë dhe presidentit për tërheqje të menjëhershme të projektligjit. Për ta është e papranueshme që toka të mund të urbanizohet pas blerjes, gjë që do të vë në rrezik të gjithë sektorin e bujqësisë

“Me këtë propozim-ligj bujqit nuk mund të blejnë as një pëllëmbë tokë. Përkundrazi, ligji është bërë që oligarkët dhe të huajt të blejnë sipërfaqe të mëdha të tokës dhe jo vetëm ta blejnë, por do munden edhe ta urbanizojnë dhe të bëjnë gërryerjen e lëndëve të para të xeheve nga toka. Me atë që bujqit nuk munden të blejnë tokë, shkaktohet goditje e madhe për to”.

LEXO » Sjellje agresive ndaj policisë, arrestohet një person nga Bojana e Shkupit
Sipas propozim-ligjit, parcelat do të shiten në shpallje publike, ndërsa në ankand, çmimi fillestar do jetë nga 20 deri në 60 denarë, varësisht nga kategoria e tokës. Tokën do munden ta shfrytëzojnë më së paku 10 vjet dhe ta shfrytëzojnë sipas planit me të cilin kanë konkurruar. Munden të ndërtojnë edhe objekte në ato parcela, por ai të jetë në pajtueshmëri me veprimtarinë. Pas kësaj periudhe tokën do munden ta shesin.