Në kohën kur dyert dhe dritaret janë të mbyllura, ndezja e një qiriu aromatik, mund të ndryshojë atmosferën në shtëpi.

Me një qiri që ka erë vanilje apo pishe, mund të bëhet një atmosferë e këndshme, që lë përshtypjen e pranverës së hershme. Por, këta qirinj, nuk janë të padëmshëm.

Ekspertë nga Universiteti i Yorkut, kanë bërë hulumtime në shtëpi moderne, që janë të izoluara mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjen, bën që kemikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurës.

Fillimisht, janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo “kemikateve organike të paqëndrueshme’, që ndodhen në secilën shtëpi.

Lëshimi i kemikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kemikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Në përgjithësi, rreziku i helmimit nuk është shumë i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë. Përndryshe, problemet mund të jetë fatale.