Qendrat turistike dimërore në shtetet fqinje edhe sivjet janë atraktive për qytetarët e Maqedonisë të cilët planifikojnë atje t’i kalojnë festat e Vitit të Ri dhe një pjesë të pushimit dimëror.

Për festat e Vitit të Ri interesim ka për në Novi Sad dhe Kopaonik në Serbi, për në Sofje në Bullgari dhe për në Paralia, Selanik dhe Athinë në Greqi ku varësisht prej aranzhmanit çmimet sillen prej rreth100 deri në 200 euro. Ofrohen aranzhmane edhe për Maltë, Qipro dhe Londër për ku janë të nevojshme prej 500 derinë 800 euro, ndërsa interesim më të vogël sivjet ka në qytetet në Evropën Lindore siç janë Bukureshti, Budapesti, Milano dhe Vjena.

Банско Самоков

Prej agjencive turistike informojnë se sivjet ka interesim të rritur për pushime dimërore në Kopaonik dhe se qytetarët në veçanti janë të interesuar për pushim familjar, ndërsa nuk ngecin as qendra turistike në Bullgarinë fqinje si Bansko, Borovec dhe Pamporovë ku ofrohen aranzhmane për buxhetin e çdokujt.

Ka aranzhmane për akomodim në hotele me spa qendra deri në vila tërësisht të pajisura, ndërsa në disa prej tyre ka edhe sauna. Çmimet janë të ndryshme varësisht prej aranzhmanit, kategorisë së hotelit, ofertës dhe periudhës kohore.

Банско

Një pjesë e atyre që nuk do të shkojnë në pushim dimëror në Bullgarinë fqinje apo në Serbi, do t’i vizitojnë qendrat turistike dimërore vendore si Mavrova, Kodra e Diellit dhe Krusheva ku kanë mundësi të akomodohen në apartmane private apo hotele.