Shumë qytetarë të komunës së Tetovës janë ankuar se nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve, edhe pse disa prej tyre janë shprehur se kanë qenë në listën e votuesve në zgjedhjet e kaluara, ndërsa disa të tjerë tashmë kanë mbushur moshën për të votuar.

Një qytetare tjetër është ankuar se vajzës së saj me aftësi të kufizuar nuk i është mundësuar të votojë dje.

Sipas kodit zgjedhor vajza ka të drejtë vote dhe se nëna e saj e ka sjellë në qendrën e votimit, por emri i saj nuk ka rezultuar në listë.

Shumica e qytetarëve që nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve dhe kishin ankesa të ngjashme nuk deshën të flasin para kamerave, por kamera e “Televizionit SHENJA” arriti të sigurojë disa denoncime të kësaj natyre. /albeu.com/