Kryeministri i vendit, Edi Ramaështë kritikuar së tepërmi në faqen e tij në Facebook, në një postim ku flet për seriozitetin dhe dinjitetin e strukturave shtetërore në përballjen e situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga moti.

Qytetarët i shkruajnë Ramës se realiteti që ata hasin çdo ditë është krejt ndryshe nga ajo që ai paraqet. Një prej tyre me emrinFlori, i shkruan, se me fjalët që thotë Kryeministri “mali është bërë fushë”.

 
Thronion A: Ngrohja ne shkolla e kopshte?! A e keni llogaritur koston e femijeve qe nuk do shkojne dy jave ne shkolle/kopeshte?! Po prindin qe detyrohet te lere punen per t’i mbajtur ata ne shtepi?! Jo te gjithe femijeve u punojne te dy prinderit ne administrate. Nuk do merzitesha te paguaja nje takse per ngrohjen ne shkolla. Bora do te biere, difekte do te kete, emergjenca po ashtu, por te cenohet perditshmeria se bie temperatura nuk eshte normale. E dim qe eshte problem i mbartur, e dim qe ka kosto, por s’do te thote qe s’ka zgjidhje. Shpresojme qe vitin tjeter te keni dhene nje zgjidhje. Ne u votojme te gjeni zgjidhje, paguajme dhe taksat qe vendosni.

Edi Rama: Me fal nje pyetje Thronion, çfare taksash paguan ti? Nderkohe per faktin qe duhen ngrohur te gjitha shkollat ke te drejte, por sic e thua edhe vete eshte problem i mbartur ne 20 e kusur vite qe nuk zgjidhet dot per tre vjet e kusur muaj!

Ariano Gj: Shyqyr qe i gjete ti ne krye te detyres se populli nuk i gjen po ndoshta jane informuar se po shkon kryeministri.

Edi Rama: Ariano respekt per keta njerez dhe madje te marrim shembull prej tyre ne vend se t’i perflasim pa lidhje!

Flori F: Me te ndegjuar nga fjalet ty e ke bo malin fushe, respekte per kete popull qe ju beson kaq shume.

Edi Rama Keto nuk jane me te ndegjuar jane me te pare

Flori Klodian G: Sh po sakrifikoin pse ske shtet qfar do te thot ne gusht kush spaguan ska tani qbeim

Edi Rama Nuk e kuptoj dot cfare ke shkruar Klodian! Provo edhe njehere me shqipshkrimin./Albeu.com/