Kushtet për kreditim në tremujorin e katërt janë lehtësuar tek popullata, ndërsa kërkesa është rritur për kredi banesore dhe konsumatore, tregon anketa në të cilën morën pjesë 14 banka.

 

Sipas përgjigjeve nga bankat, tek ndërmarrjet gjithashtu janë lehtësuar, por dyfish me e dobët nga anketa paraprake e bankierëve.

Anketa tregon se ndërmarrjet kanë kërkuar më pak kredi në krahasim me pritjet, ndërsa kërkesa tek popullata është në kuadër të pritjeve.

Për tremujorin e parë të vitit, bankat presin të ruhet dinamika për lehtësim të kushteve për kredi, ndërsa kërkesa për kredi të rritet edhe tek ndërmarrjet edhe tek popullata. /Telegrafi/