Edhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, ndërsa qytetarët nuk kanë interes të madh për fushatën parazgjedhore.

Sipas tyre, partitë politike në garë nuk kanë asgjë të re për qytetarët dhe se prej vitesh premtojnë të njejtat gjëra dhe nuk ka asnjë progres në fushat që politikanët premtojnë.

 
 

“Alsat M”, pas një anketimi të qytetarëve, ka dalë në përfundimin se shumica janë të mendimit se ka ardhur koha që t’i jepet shans opozitës.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të mbahen më 11 dhjetor. /albeu.com/