Komunikologët dhe analistët politik shprehen se në një vend demokratik nuk mund të mbahen zgjedhje pa patur një përballje direkte televizive ndërmjet pretendentëve kryesor. Debatet parazgjedhore janë kulmi i fushatës në çdo palë zgjedhje dhe u ndihmojnë qytetarëve ta bëjnë zgjedhjen e tyre. 

Fatkeqësisht, debatet politike janë të rralla në Maqedoni, ndërsa përballja e kandidatëve për kryeministër mungon për më tepër se 10 vjet, ose që kur Gruevski është kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Debati i mbrëmshëm ndërmjet Pendarovskit dhe Poposkit ka ngjallur shpresat se ndoshta kësaj rradhe do të mund të shohim një përballje Gruevski-Zaev. 

Sa u takon politikanëve shqiptar, situata është pak më e mirë, dhe gjatë këtyre viteve kemi qenë dëshmitarë të shumë debateve, sidomos të nivelit më të ulët. Në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe një përballje Thaçi-Ahmeti.