Denoncim nga qytetari:Shteti racist i Maqedonisë nuk më la të hyje vetëm pse jam shqiptarë

Shtetasi i Shqipërisë me emrin Marijo Gjoza dje(e Shtunë) 03.11.2018 ka qenë në vizitë në shtetin e Kosovës bashkë me disa miq.

Pasi që ishin nga Pogradeci ata tentuan që të kthehen nga Maqedonia për në Shqipëri. Në pikën kufitare “Jazhincë” gjatë kontrollimit të pasaportave Marijo Gjoza nuk lejohet në hyrje të Maqedonisë.

Në dokumentin e lëshuar nga policia për shkakun e moslejimit shkruhet: Jep të dhëna të rrejshme për veten e tij ose nuk tregon shkakun e udhëtimit.

I kontaktuar nga Pa Censurë ai sqaron: ” Shteti racist i Maqedonisë nuk më lejoi të hyje vetëm pse jam shqiptarë, janë qesharake pretendimet e policisë, kam pasur dokument valid për udhëtim dhe kam treguar destinacion që do të ishte Pogradeci”.

Nuk është hera parë që kthehen në kufi shtetasit shqiptarë pa dhënë ndonje arsye specifike. Pa Censurë