Planet për ndërtimin e “qytetit të parë lundrues” në botë në Oqeanin Paqësor kanë filluar të marrin formën e vetë, ku një organizatë jofitimprurëse që qëndron prapa këtij projekti pretendon se prototipi do të duhej të ishte i gatshëm në fillim të vitit 2020.

Instituti “Seasteaing” me seli në San Francisko, i ka kaluar më shumë se 10 vite duke u munduar të gjej mënyrën e ndërtimit të “qytetit lundrues”, transmeton Telegrafi.

Në fillim të këtij viti, është nënshkruar marrëveshje me qeverinë e Polinezisë franceze që të filloi ndërtimi në vitin 2019.

Presidenti i Institutit Seasteading, Joe Quirk, ka deklaruar se brenda këtij qyteti lundrues, përpos kompanive prestigjioze do të ketë, hotele, shtëpi dhe restorante.

Dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ndërtimi do të bëhet kryesisht nga druri, bambuja dhe fibrat e arrave të kokosit, dhe metali dhe plastika e ricikluar. /Telegrafi/