Të gjitha bulevardet dhe rrugët të cilat janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë pastruar dhe të kalueshme. Mbrëmjen e kaluar, nëpër rrugë janë hedhur plotësisht 50 tonë kripë, ndërsa ekipet e ndërmarrjeve publike po e pastrojnë borën nga sipërfaqet publike dhe rrugicat e këmbësorëve, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Ekipet e sërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, të cilat janë në terren prej fillimit të reshjeve të borës, veprojnë me 24 automjete.

Qyteti i Shkupit u rekomandon vozitësve të jenë të kujdesshëm, me përkujtimin se kripa industriale ka efekt deri në -6 gradë Celius dhe se për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur dukuria e ngricave në rrugë.

Theksojnë se në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të tjera janë kompetente komunat. Njëherit u bëhet thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiak dhe pronarëve të objekteve afariste që t’u përmbahen obligimit ligjor për pastrim të borës bga kalimet deri te objektet e tyre.

Nga NP “Higjiena komunale” u bëjnë thirrje komunave ta realizojnë obligimin e tyre për pastrim të rrugëve të cilat janë në kompetenca të komunave dhe bën thirrje për azhurnitet më të madh në këtë sferë, me qëllim të grumbullimit pa pengesë të mbeturinave komunale.