Informojmë publikun se Aleksandar Stojkovski është drejtori i ri i Ndërmarrjes së Transportit Publik – Shkup (NTP).

Stojkovski është inxhinier i diplomuar mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Ka mbi 20 vjet përvojë pune, dhe në këtë funksion vjen si ish i punësuar në Ndërmarrjen e Transportit Publik – Shkup.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, drejtorit të ri i uron punë të suksesshme, të vazhdojë me organizimin e deritanishëm të suksesshëm të NTP-së, të kujdeset për punëtorët dhe të punojë para së gjithash në shërbim të të gjithë qytetarëve, duke sjellë vendime që do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve.

NTP Shkup do të vazhdojë me të gjitha mjetet dhe resurset në dispozicion për t’i shërbyer transportit publik në interes të shkupjanëve.

Jemi të bindur se do të vazhdojë puna me nikoqirllëk, optimizimi i shpenzimeve dhe konsolidimi i ndërmarrjes, si një nga parakushtet për fillimin e fazës së ardhshme deri në përmbushjen përfundimtare të premtimit të kryetares Arsovska për transport publik falas.

Rezultatet pozitive financiare në tremujorin e parë të këtij viti, rritja e të ardhurave me mbi 60 për qind krahasuar me vitin e kaluar, vendosja e transportit falas për të moshuarit, përfitimet për personat me aftësi të kufizuara, si dhe rihapja e teleferikut dhe linjave të natës janë dëshmi se premtimet janë të realizueshme , thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.