Dje rreth orës 17, u rrëzua konstruksioni i çatisë së një ndërtese në rrugën “Serava” në Çair. Sipas dëshmitarëve okularë, shkak i rënies ishte era e fortë. Çatia përfundoi në rrugë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Qytetarët që jetojnë në afërsi thonë se fëmijët e tyre në atë kohë ndodheshin në shkollë dhe fatmirësisht nuk pësoi askush. Siç thonë ata, shkak i rrëzimit të konstruksionit të çatisë ishte era e fortë.

Pronari i ndërtesës nuk donte të prononcohej para kamerave të TV21, por theksoi se arsyeja për këtë që ndodhi mbrëmë ishte era e fortë. Si pasojë e erërave të forta, edhe shumë drunj në parkun e Çairit u gjendën përdhe. Gjatë ditës së djeshme, edhe në Kumanovë pati mot të lig. Rënie breshëri me madhësi lajthie pati për 10 minuta, ndërsa kishte edhe vetëtima, shi dhe erë të fortë.