Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike. Zgjedhja bëhet me rrethimin e numrit rendor para listave të kandidatëve në fletvotim, rendi i të cilave ishte konfirmuar me short.

Partitë në fletvotim do t’i kenë numrat rendor në vijim:

1 – Partia Demokratike e Shqiptarëve – PDSH
2 – Partia Politike e Demokratëve
3 – LSDM dhe Koalicioni Mundemi
4 – E Majta
5 – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
6 – Zëri për Maqedoninë
7 – Unioni Demokratik Qytetar – UDQ
8 – Integra
9 – Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI
10 – Unioni Socialdemokrat – USD
11 – Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni – Maqedonia e Vetme
12 – MORO partia punëtore
13 – Partia Popullore e Romëve
14 – VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Ripërtëritje e Maqedonisë
15 – Partia Jote

Me listat e tyre të kandidatëve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore marrin pjesë koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM, BDI, koalicioni “Ripërtëritje e Maqedonisë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE , partia politike “Integra”, “Asnjëherë Veriore vetëm Maqedoni”, “Demokratët”, “Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa”, “E majta” dhe Partia punëtore.

PDSH, USD, UDQ dhe Zëri për Maqedoninë kanë lista të kandidatëve në pesë njësi zgjedhore.

“Partia Jote” ka dorëzuar lista të kandidatëve për njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 5, Partia Popullore e Romëve vetëm në njësinë e dytë zgjedhore.

Bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë e parë zgjedhore është Nikolla Dimitrov, Oliver Spasovski në njësinë e dytë zgjedhore, Lupço Nikollovski në të tretën, në njësinë e katërt zgjedhore bartës do të jetë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, njësinë e pestë do ta udhëheq, Radmilla Shekerinska, ndërsa bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë lideri i Besës , Bilall Kasami.

Nga BDI listën zgjedhore në njësinë e parë është Izet Mexhiti , me të dytën udhëheq Arbër Ademi në të tretën bartës është Bekim Neziri, Talat Xhaferi në njësinë e pestë, dhe kryetari i BDI-së është bartës i listës së kandidatëve të partisë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Bartës të listave të Koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 1 është Gordana Siljanovska Davkova, në të dytën Vllado Misajllovski, në të tretën Igor Janushev, në të katërtën Aleksandar Nikollovski, në të pestën Igor Durllovski dhe në njësinë e gjashtë Dafina Stojanovska.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është bartës i listës së kandidatëve të koalicionit me Alternativën në njësinë e gjashtë zgjedhore, lideri i Alternativës Afrim Gashi është bartës në njësinë e dytë zgjedhore.

Në njësinë e parë zgjedhore bartës është Skender Rexhepi, në të tretën Bekim Tateshi, në të katërtën Valbona Reka, në të pestën Surija Rushiti. Bartës i listës së kandidatëve për deputetë të PDSH-së në njësinë e gjashtë zgjedhore është Menduh Thaçi, në njësinë e parë zgjedhore bartës është Nimetulla Demiri, ndërsa në të dytën Orhan Ibrahimi, në njësinë e tretë zgjedhore Sami Rushiti, në të pestën bartës i listës është Vasvi Doko.