Presidenti bullgar Rumen Radev, pret që Shkupi dhe Sofja përmes komisionit të përbashkët të ekspertëve, në afat prej një muaji të konfirmojnë se do të zgjidhen të gjitha çështjet kontroverse historike dhe arsimore.

Radev thotë se nëse kjo nuk ndodh, qeveria duhet të merr hapa për zhvillimin e pozitës kombëtare me kërkesa të qarta dhe kritere, të cilat duhet të përfshihen në procesin negociues me Maqedoninë e Veriut dhe të vendosen si parakusht për anëtarësim në BE.

Presidenti bullgar deklaroi se me këtë pozitë të re kombëtare bulltare duhet të njoftohet edhe Kuvendi bullgar.

“Çdo herë kam insistuar se duhet të jemi përfaqësuesit më aktiv të kësaj kauze, por me kushte të qarta”, deklaroi Radev.