Me rastin e 76 vjetorit të Radio Shkupi – Serivisi i Tretë Programor në RTVM, Posta e Maqedonisë së Veriut nesër ( e enjte,28 janar 2021) promovon Pullën Postale me Llogon “75 vjet Radio Shkupi”.
Nisma filloi para dy viteve, nga drejtori i atëhershëm i ‘Postave të Maqedonisë’ z. Ejup Rustemi, si shenjë respekti për punën shumëvjeçare të Radio Shkupit në eterin e Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë.
‘Pulla Postale’ do të promovohet në kuadër të programit të hapur të paraditës (28.01.2021) ndërsa mysafir do të jenë Drejtori Gjeneral i ‘Postave të Maqedonisë së Veriut’ z. Jani Makraduli, Drejtori Gjeneral i RTVM-së z. Marijan Cvetkovski, Zv/drejtori gjeneral i RTVM-së z. Harun Ibrahimi dhe Drejtoresha e Radios së Maqedonisë znj. Ajtene Vllasaku –Mehmedi si dhe Kryeredaktori I Radio Shkupit z. Haki Mustafa.
Radio Shkupi, Ju flet shqip që nga 28 Janari i vitit 1945.