Ivan Rakitic është pajtuar t’i bashkohet Interit në verë, për shkak se e ardhmja e tij në Barcelonë është tejet e pasigurt. Sipas Gazzetta dello Sport, Interi dhe Barça janë në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje.

Barcelona e ka blerë Frenkie de Jongun në janar, dhe holandezi do t’i bashkohet klubit në verë, si dhe është buzë arritjes së një marrëveshjeje me Adrien Rabiotin e Paris Saint-Germainit, i cili është i lirë të bisedojë me klube tjera për të ardhmen e tij pasi refuzoi ta vazhdojë kontratën me gjigantin e Ligë 1, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se mundësitë e Ivan Rakiticit për ta ruajtur vendin e titullarit në skuadrën e Ernesto Valverdes janë pakësuar.

Gazeta italiane raporton se Interi i ka ofruar mesfushorit kroat pagë vjetore prej 6 milionë euro, më shumë sesa që ai merr te kampioni spanjoll (5.5).

Po ashtu, zikaltrit i kanë ofruar klubit katalonas 35 milionë euro për shërbimet e tij, por Barça këmbëngul me kërkesën e saj për 45 milionë euro.

Besohet se palët mund të arrijnë marrëveshje për një shumë në vlerë 40 milionë euro