Si askush tjetër në 30 vite demokraci Edi Rama për të tretën herë ka ngjitur shkallët e presidencës për tu betuar si kryeministër, bashkë me kabinetin e ri. Si asnjëherë më parë në betimin e një qeverie ceremonia nuk u transmetua live nga presidenca. I pari në listë për tu betuar, Edi Rama mbërriti në presidencë vetëm 5 minuta përpara ceremonisë e cila iu nënshtrua masave antiCovid.