Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me një video ku shfaqet transformimi i bërë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Në videon e publikuar, në “facebook”, shihen hapësira të gjelbëruara, kënde sportive dhe rrugica të asfaltuara.

Parku shihet si një mundësi shumë e mirë për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, për të bërë xhiro në natyrë, ose për të ushtruar aktivitet sportiv.

“MIRËMËNGJES nga parku i liqenit të Tiranës”, shkruan Rama.