Procesi i vaksinimit ka nisur sot në orën 15:00 me Edi Ramën tek stadiumi ‘Air Albania’ në Tiranë.
Por ajo që vihet re është se askush nuk respekton rregullat e distancimit social, mes të cilëve është edhe Rama, i cili ka marrë dozën e parë dhe ka qëndruar i ulur për disa minuta.
LEXO EDHE:
‘Vaksina nga Dubai’/ Mjeku: Rama kërkon të fshehë darken luksoze të ministrave
Pranë tij kanë mbërritur persona të tjerë që i qëndrojnë shumë afër dhe bisedojnë me të. Ndërsa tek vendi ku kryhen vaksinat ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet të ruajnë distancën për të qenë të sigurtë.
E para që ka marrë dozën e parë të vaksinës ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo dhe më pas kanë vijuar mjekët e tjerë të Infektivit e Sanatoriumit.
Vaksinimi në vendin tonë kanë nisur me 975 vaksina të Pfizer, të cilat janë marrë nga vendet partnere.
Sot nisi vaksinimi kundër koronavirusit në vend. E para që mori dozën e Pfizer ishte drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, dhe i dyti ishte kryeministri Edi Rama.
Pas marrjes së vaksinës, Rama u shpreh në një prononcim për mediat, se çdo gjë është në rregull dhe se nuk ka asnjë problem.
Ai i konsederoi thashetheme kafenesh aludimet për futjen e çipit në trup përmes vaksinave.
Deklarata e Ramës:
Çdo gjë në rregull, asnjë problem. Mendoj se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë që shqiptarët të mos mbeteshin në radhë.
Të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe bëjnë vendimet e bëjnë edhe furnizimit. Faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina.
Nga ana tjetër, vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme sepse duhet të clirohen nga helmet që i furnizojnë me teori konspiracioni.
E sigurtë që nuk i bën ilirët vikingë. Po ashtu është e sigurtë që nuk futet çip në trup për të dëgjuar thashethemet e kafeneve. Radhën për vaksinën e ka Saliu që hyn te moshat e thyera.