Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimet e marrë gjatë mbledhjes që zhvilloi sot me 12 koordinatorët e PS-së në qarqe, por duke i lënë ende të pazbardhura arsyet e shkarkimit të tyre.

“Arsyet e shkarkimit do ti jap në orën 17:00 në komunikimin javor”, është shprehur Rama për mediat.

Çdo të diel, Rama e ka kthyer në traditë që përmes një video-live në Facebook, komunikon me qytetarët, duke mbajtur një monolog.

Mësohet se Kryemistri dhe kryetari i PS, Edi Rama, iu ka komunikuar sot shkarkimin katër ministrave: Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.