Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të dielën risinë më të fundit në ERTV, fillimin e një edicioni informativ, ku çdo të dielë do të ketë një edicion lajmesh.

Ky është formati i tretë i prezantuar nga ai, pasi prej kohësh ka nisur edhe formate të tjera komunikimi në kuadër të asaj që ai e quan “bashkëqeverisje me qytetarët”.

Në formatin e parë, janë raportimet e secilit ministër përballë disa deputetëve të grupit parlamentar.

Ndonëse në ERTV Rama na i shfaq si takime live, janë në fakt pamje të montuara nga ajo çfarë ndodh brenda selisë së PS-së.

Formati i dytë, janë videokonferencat me qytetarët apo grupe të ndryshme interesi, që bëhen nga selia e qeverisë.

Rama bashkë me një apo dy ministra zhvillojnë komunikim përmes një ekrani gjigant, i cili ka kushtuar sipas raportimeve të ndryshme mediatike mbi 100 mijë euro.

Një tjetër format u shtua edhe ditën e sotme, edicioni informativ, ku çdo të dielë do të jetë një pasqyrë javore e qeverisjes.

Kryeministri në prezantimin që i bëri kësaj risie shkruan: ERTV NEWS – Nga sot çdo të dielë një pasqyrë javore e qeverisjes.

.