Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në familjen e Dallëndyshe Shehit në Vorë ka ironizuar me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, për vendimin që mori për tërheqje nga politika, pas zhgënjimit nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Kreshniku dha dorëheqjen nga politika, ky është një moment zije”- tha Rama. Pas tij, reagoi një nga familjarët, po me tallje “Më erdh shumë keq vallahi”.

Në përgjigje të tij, Rama vijoi “Po edhe Kreshniku i shkretë s’ka faj, kur të shofi gjithë këta Kreshniku, pse ca ka, ca ka Kreshniku”.