E martë, 15 Tetor, 2024
Ballina Lajme Rajoni Rama paralajmëron arrestime të bujshme

Rama paralajmëron arrestime të bujshme

Përmes dy postimeve të shkurtra në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shigjeton opozitën dhe paralajmëron arrestime të tjera të bujshme në javët në vazhdim, pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani.

“Jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, shkruan kryeministri.

Opozitën e qorton në lidhje me deklaratat e lëshuara për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Për opozitën, dorëheqja erdhi pas një pakti mes ish-ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.

“Ç’ është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë!”, deklaron Rama.