Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mitingun zgjedhor në Pustec tha se miku i tij i mirë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është kontrast i plotë nga kolegu i tij shqiptar Ilir Meta.

“Miku im i mirë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski është pjesë e përpjekjeve të popullit, shtetit, qeveisë, për t’i bindur vendet anëtare, Këshillin e Evropës se duhet të hapen negociatat. Ai është president me të cilin duhet të krenohesh. Presidenti i Shqipërisë është pjesë e përpjekjeve për të kundërtën. Ai është pjesë e përpjekjeve deri në fund të që krijohet dyshim se Shqipëria nuk meriton hapje të negociatave. Me sjelljen e re, qasja e tij, brutaliteti dhe mos përgjegjësia me të cilat ai e interpreton Kushtetutën dhe intervenimin skandaloz në procesin zgjedhor ai është në funksion të plotë të planit të paramenduar të opozitës. Ai është presidenti i cili na bën të ndihemi të turpëruar”, ka thënë Rama.

U përqendrua edhe në reagimin e tij të djeshëm lidhur me deklaratën e Pendarovskit dhe tha se kanë këmbyer mendime dhe se janë “sqaruar lidhur me deklaratën”.

“Shqipëria është një moment historik, si Maqedonia e Veriut, dy vendet presim të fillojnë negociata, por, për fat të keq, për dallim nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria është në përpjekje të brendshme për shpëtim nga kurthi që është vendosur nga njerëzit të cilët kanë për qëllim t’i pengojnë dhe t’i hedhin poshtë negociatat për anëtarësim në BE. Kjo është fatkeqësi”, thekson Rama.

Duke e prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste, Pali Kolevskin, për kryetar të Pustecit, ai i lavdëroi maqedonasit se janë qytetarë të ndershëm të cilët e respektojnë shtetin dhe ligjin.

“Kandidati Kolevski është i komunitetit tuaj. Kjo është zgjidhja më e mirë. Kur bëhet fjalë për pakica, nuk bëhet fjalë për numër. Maqedonia e Veriut është mik i afërt i Shqipërisë. Dy vendet tona mes vete respektohen”, porositi Rama duke i ftuar banorët e Pustecit masivisht të dalin në zgjedhje më 30 qershor dhe të votojnë për Kolevskin,

Kolevski, ka lindur në Pustec, me familje jeton në Korçë dhe punon në Drejtorinë doganore të Shqipërisë.

Kundër kandidati i tij është kryetari aktual Edmond Temelko nga Aleanca maqedonase për integrim evropian, i cili do të tentojë për të katërtën herë ta marrë besimin e banorëve të kësaj komune.

Komunën e Pustecit e përbëjnë nënë fshatra të banuar me maqedonas.