Shqipëria punon dyfishin e tokës që punonte para 7 vitesh ndërsa është rritur vlera e prodhimit vendas dhe eksporteve bujqësore.

Para 7 vitesh punohej rreth 125 mijë ha tokë, sot punohet rreth 230-240 mijë ha.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tokat e punuara në Gosnisht të Përmetit.

“MIRËMËNGJES , dhe me një copëz parajse të Shqipërisë, nga tokat e qendisura me punën e palodhur të njerëzve në Gosnisht të Përmetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Bujqësia është një nga sektorët e ekonomisë shqiptare me dinamikë zhvillimi në rritje, kjo falë skemave të mbështetjes, që si asnjë herë më parë, ka adresuar qeveria në këto vite dhe mbështetjes financiare nga programi IPARD II që ka sjellë standarde bashkëkohore në fermat dhe investimet në agropërpunim./atsh