Akuzat ndaj George Soros në Maqedoni vazhdojnë të intensifikohen edhe më shumë, ku Soros akuzohet se është një njeri që i pëlqen përzierja në sovranitetin e shteteve për të zbatuar politikat e tij.

Sipas Gazeta Telegraf, mbrëmjen e së hënën marshuan me parulla të shumta anëtarët e nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Në duar protestuesit mbanin parulla “Trump është një hero” – “Soros dil jashtë nga Maqedonia” – “Rama = Soros Platform” – “Soros financon rrëzimin e Maqedonisë” etj.

Kësisoj, përveç parullave kundër Soros, kishte edhe parulla kundër kryeministrit Rama duke e akuzuar për lidhje me Soros dhe si ideator të platformës së partive shqiptare në Maqedoni.